“Ku ka zë, s’është pa gjë”, Xheneta: Loredana më mori në telefon dhe më tha se Gjesti po…

Showbiz

“Ku ka zë, s’është pa gjë”, Xheneta:

Thashethemet në lidhje për një lidhje të mundshme të Gjestit me Loredanën, të dy ish-banorë të Big Brother Vip, forcohen çdo ditë e më shumë. Së fundmi në lidhje me këtë ka folur Xheneta Fetahu, ish-e dashura e këngëtarit.

Pjesë e zakonshme rubrikës “Trotuar” në “E Diell” në “Top Channel”, Xheneta tregon mbi dyshimet dhe prapaskenave me Loredanën, që sipas saj, e ka marrë në telefon për t’i treguar se Gjesti e ka ngacmuar.

“Show-Bizz është pjesa më e keqe në jetën tonë, sepse përballesh me njerëz që ti i bën mirë dhe ta kthen keq. Unë jam me mendimin se ku ka zë, nuk është pa gjë. Përderisa kanë dalë screenshot-et që Loredana dhe Gjesti kanë qenë në të njëjtin vend, ndryshe nga ç’ka thënë Loredana.

“Ku ka zë, s’është pa gjë”, Xheneta:

Shoqet e saj e kanë publikuar në të njëjtën ditë, jo të nesërmen si Loredana. Unë mendoj se ka diçka, por ia lë në ndërgjegjen e të dyve. Unë e kam mbyllur raportin me Gjestin dhe ta marrë kush të dojë. Ia lë në ndërgjegjen e atyre.

Një person me të cilin unë haj bukë dhe kaloj kohë, nuk prek tek ish-partnerët. Loredana më ka marrë telefon dhe më ka sqaruar se ka bërë biseda me Gjestin dhe ai e ka ngacmuar. Kjo më tha se nuk do ta bënte asnjëherë, por kjo rastësia me foto dhe vilat e njëjta nuk më duket aq e rastësishme.

Loredana më ka telefonuar, por kam zgjedhur të mos i përgjigjem. Me Gjestin nuk kam folur, nuk kam folur me asnjërin prej tyre”, tha Xheneta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion