"Ai hynte e dilte me pistoletë në gjykata", avokati i Elvis Shkambit: Do kërkojmë ekspertim të shëndetit mendor

Aktualitet

"Ai hynte e dilte me pistoletë në gjykata", avokati i Elvis

Avokati i Elvis Shkambit, Kujtim Ibra, ka deklaruar se do të kërkojë që klientit të tij t’i kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për shëndetin mendor të vrasësit të gjyqtarit Astrit Kalaja.

Avokati Ibra ka deklaruar në emisionin “Breaking” në Top News, se çështjen e ka marrë për shkak të njohjeve familjare me të.

"Ai hynte e dilte me pistoletë në gjykata", avokati i Elvis

Avokati tha se siç ka deklaruar edhe vetë Shkambi, kjo nuk është hera e parë që ai hynte me pistoletë në sallat e gjyqeve.

“Çështjen e mora për shkak të njohjes familjare. Do të kërkojmë ekspertim mjeko-ligjor për shëndetin mendor të Shkambit. Edhe ky person që e ka vrarë nuk është në jetë.

Po ta shohësh, merren të gjitha shkaqet, rrethanat...Unë mendoj, në deklarimet që ka bërë Elvis Shkëmbi, thotë që në disa raste ka qenë me pistoletë në gjykata, nuk a qenë hera e parë. Në disa raste ai ka shku me armë në gjykata.

Çështja nuk është që një njeri normal të shkojë me paramendim. Mua më duket anormale”, deklaroi Ibraj.

ME TE LEXUARAT