Çdo gjë është gati! Stjuardesat me veshjet kuq e zi në pritje të udhëtarëve të parë në Kukës (Foto)

Aktualitet

Çdo gjë është gati! Stjuardesat me veshjet kuq e zi

Çdo gjë është bërë gati në aeroportin e Kukësit, ku pritet ardhja e avionit nga Anglia, me çunat e Londrës. Bëhet me dije se stjuardezet në Aeroportin e Kukësit do të presin udhëtarët e parë të veshura me simbolet kombëtare. Vajzat janë veshur kuqezi dhe me qeleshe në kokë, dhe me to është edhe kryeministri i vendit Edi Rama.

Ndërkohë që në aeroport janë edhe shumë qytetarë nga Burreli, Kukësi, Peshkopia si dhe nga Kosova, që presin të afërmit e tyre.

Çdo gjë është gati! Stjuardesat me veshjet kuq e zi

“Jam nga Burreli! Presim nipin tonë që vjen nga Londra! Nuk e dimë se për kë do të votojë ai, por ne kemi 10 vite që nuk e shohim në sy. Do të ketë shumë zhvillim për zonat e veriut në Shqipëri”, tha një qytetar.

Çdo gjë është gati! Stjuardesat me veshjet kuq e zi

“Kam ardhur nga Prizreni, për të parë sesi është ndërtuar” tha një tjetër.

Çdo gjë është gati! Stjuardesat me veshjet kuq e zi

“Hallall ja boftë zoti Edi Ramës dhe qeverisë së tij do të ketë shumë zhvillim edhe për zonën e veriut edhe për Kosovën. Me këtë kryeministër zoti ja boftë jetën 1000”, tha një qytetarë tjetër.

ME TE LEXUARAT