Djali iu ekzekutua me armë zjarri, ish-gjyqtari Prendi: Klaudio kishte konflikt për 15 mijë euro borxh

Aktualitet
Djali iu ekzekutua me armë zjarri, ish-gjyqtari Prendi: Klaudio kishte

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e shënuar dje në Tiranë, ku u ekzekutua me armë zjarri 30 vjeçari Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi.

Bëhet me dije se viktima kishte një borxh prej 15 mijë eurosh dhe se në lidhje me këtë borxh ka pasur edhe një sherr gjatë ditëve të fundit.

Babai i viktimës ish-gjyqtari Fran Prendi në dëshminë e tij para policisë ka thënë që ishte në dijeni që djali i tij kishte konflikte me të tjerë, por nuk e dinte që kjo përplasje mund të përfudnonte deri në atentat.

Sakaq, burime për media bëjnë me dije se makina “G Class”, ku u vra Prendi, nuk është në pronësi të tij, por të një vajze.

Dinamika e atentatit

Autorët e vrasje e kanë mbajtur Prendin nën vëzhgim dhe kanë pritur momentin që do dilte nga lokali ku po qëndronte në mbrëmje.

Pak pas mesnate (19 nëntor), sapo Klaudio Prendi ka dalë nga lokali dhe është futur në makinën e tij, autorë ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri me silenciator me breshëri duke e goditur me 5 plumba.

28-vjeçari Prendi u transportua në spital në gjendje të rëndë për jetën, por si pasojë e plagëve të marra ai ka ndërruar jetë.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në bizneset dhe objektet pranë vendit të ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Rreth 1 orë pas ngjarjes, një automjet me targa të huaja u gjet i djegur në zonën e Farkës. Dyshohet se makina i përket autorëve të atentatit ndaj 30-vjeçarit.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij atentati si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Klaudio Prendi ka qenë protagonisti i një ngjarje me të shtëna me armë në Maj të 2023 në Pukë. Ai ka qenë në kërkim nga policia pas kësaj ngjarje. 

Ndërsa sa i përket, ish-gjyqtarit Fran prendi, ai dorëhoq pasi filloi Vetingu, por njëherësh është krahu i djathtë i kandidatit të koalicionit Berisha-Meta, Rrok Dodaj.

Nuk dihet nëse motivi ka qenë për shkak të konflikteve të të riut, apo motiv i lidhur me detyrën e ish gjyqtarit. 

ME TE LEXUARAT