Shoku i ngushtë i Cllevios, kush është 26-vjeçari që vdiq në Spanjë, një vit më parë tentoi të vriste dy persona pas sherrit në Tik Tok

Aktualitet
Shoku i ngushtë i Cllevios, kush është 26-vjeçari që

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Spanjë, ku është gjetur i pajetë 26-vjeçari shqiptar Klajdi Mancaku.

Bëhet me dije se i riu ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga kati i 10-të i një ndërtese. Nuk dihet ende se në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja e rëndë që i mori jetën tragjikisht 26-vjeçarit.

Klajdi Mancaku është një personazh i njohur në rrjetet sociale Tik Tok, teksa njihet dhe si shoku i ngushtë u Cllevio Serbianos.

Ai madje ka qenë i përfshirë në një konflikt më prill të 2023-shit. Pas  një sherri Mancaku qëlloi me armë dy rë rinj duke i lënë të plagosur. Pas kësaj ngjarje 26-vjeçari u shpall në kërkim nga Policia e Shtetit dhe për më shumë se një vit ishte në arrati.

Sherri mes të rinjëve kishte nisur në Tik Tok, ku më pas Mancaku ka debatuar në telefon me Mario Vrionin, e më pas kanë vendosur që të takohen për t'u sqaruar. Vrioni kishte marrë me vete kushëririn e tij, Jurgen Vrionin dhe shokun e tij, Arbër Haxhiun. Sapo i ka parë, Mancaku ka qëlluar ndaj tyre, duke plagosur 2 nga 3 të rinjtë. 

Autoritet përkatëse në Spanjë po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

ME TE LEXUARAT