Djali i Nikki Haley reagon ndaj Vuçiç: Kosova i përket Shqipërisë!
Donald Trump fiton zgjedhjet në Karolinën e Jugut, mposht Nikki Haley në shtetin e saj
”Kosova i përket Shqipërisë”, shkruan djali i Nikki Haley, ish-kandidates republikane për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
Nalin Haley e ka bërë të ditur këtë qëndrim përmes një postimi në rrjetin X. Reagimi ka ardhur bashkëlidhur me videon e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në të cilën kërcënon Kosovën me luftë.
Në mbishkrimin e videos thuhet se “24 orë pas nënshkrimit të marrëveshjes së sigurisë me Rusinë. Vuçiçi i Serbisë njofton se do të pushtojë Kosovën në një kohë të përshtatshme për të”.
Kosovo belongs to Albania???????? ???????? https://t.co/iBsXFse3WK
— Nalin Haley (@Nalin_Haley) March 19, 2024


