Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, turma shtrihet nga qendra drejt zonës së “Ali Demit”

Aktualitet

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, turma shtrihet

Marshimi i protestuesve në kryeqytet ka vijuar edhe pas përfundimit të tubimit para Kryeministrisë, ndërsa pjesëmarrësit janë shpërndarë në rrugët kryesore të Tiranës në kuadër të itinerarit të protestës.

Sipas raportimeve nga terreni, kolona e protestuesve është shtrirë në një segment të gjatë të kryeqytetit. Kreu i marshimit ka vijuar drejt zonës së “Ali Demit”, ndërsa pjesa e fundit e turmës ndodhej në afërsi të Bashkisë së Tiranës.

Pamjet nga terreni tregojnë një pjesëmarrje të konsiderueshme të qytetarëve, të cilët po ecin në grup përgjatë akseve kryesore të qytetit duke mbajtur pankarta dhe duke artikuluar thirrjet e tyre gjatë marshimit.

Lëvizja e protestuesve po zhvillohet nën monitorimin e forcave të rendit, ndërsa deri në këto momente nuk raportohen incidente.

Marshimi përbën fazën e dytë të protestës së zhvilluar në kryeqytet, pas tubimit të mbajtur përpara godinës së Kryeministrisë, ku qytetarët shprehën qëndrimet e tyre përmes fjalimeve, pankartave dhe mesazheve publike.

Protestuesit pritet të vijojnë itinerarin e përcaktuar nga organizatorët përpara rikthimit në pikën e nisjes.

ME TE LEXUARAT