Dhunoi vëllanë dhe tentoi t’i digjte makinën, arrestohet 40-vjeçari

Aktualitet

Dhunoi vëllanë dhe tentoi t’i digjte makinën, arrestohet

Policia e Durrësit ka arrestuar një 40-vjeçar me iniciale E. B., pasi ka dhunuar vëllain e tij dhe ka tentuar gjithashtu t’i djegë automjetin. Gjatë kontrollit fizik, 40-vjeçarit iu gjet një thikë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë një 40 vjeçar në Durrës.

E.B., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, ka tentuar gjithashtu t’i djegë automjetin. Sipas njoftimit të policisë gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. B. iu gjet një mjet prerës (thikë)”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion