Dhunoi bashkëshorten e pajisur me urdhër-mbrojtje, arrestohet 38-vjeçari

Aktualitet

Dhunoi bashkëshorten e pajisur me urdhër-mbrojtje, arrestohet

Policia e Librazhdit ka arrestuar një 38-vjeçar, pasi ky i fundit ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër-mbrojtje.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Komisariati i Policisë Librazhd arrestoi në flagrancë shtetasin G. D., 38 vjeç, banues në Librazhd, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme

ME TE LEXUARAT