Dhunë fizike dhe psikologjike në familje, pranga 2 shtetasve

Aktualitet

Dhunë fizike dhe psikologjike në familje, pranga 2 shtetasve

Policia e Poliçanit ka vënë në pranga një 43-vjeçar, pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij. Sipas policisë, dhuna ka qenë në mënyrë të vazhdueshme. Nga ana tjetër, policia e Skraparit ka vënë në pranga një 28-vjeçar pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

“Poliçan/Skrapar. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale "Dhuna në familje".

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: L. H., 43 vjeç, banues në Poliçan, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij;

S. A., 28 vjeç, banues në Skrapar, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Dhuna në familje"”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion