Iu gjetën 11 doza kanabis në çantë, “Shqiponjat” arrestojnë shpërndarësin e tyre në Fier

Aktualitet

Iu gjetën 11 doza kanabis në çantë,

Policia e Fierit në bashkëpunim me “Shqiponjat” kanë vënë në pranga një 28-vjeçar, pasi iu gjetën 11 doza me kanabis në çantën që mbante.

“Fier/ Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Sekuestrohen 11 doza me kanabis, vihet në pranga poseduesi dhe shpërndarësi i lëndës narkotike, i cili kundërshtoi punonjësit e Policisë gjatë ndalimit. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me forcën e posaçme "Shqiponjat", në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin G. B. (T)., 28 vjeç, banues në Fier.

Në vendin e quajtur "Ish-globi", gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Benz" me të cilin udhëtonte, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të Policisë për kontroll, duke i kundërshtuar ata. Gjatë kontrollit fizik, në çantën e tij të krahut u gjetën dhe u sekuestruan 11 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.  

Materialet procedurale për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, "Nxitja për përdorimin e drogës" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion