Detajet/ Atentati me 2 viktima në Shkodër, dy makina në lëvizje qëlluan njëra-tjetrën

Aktualitet

Detajet/ Atentati me 2 viktima në Shkodër, dy makina në

Masakër në Shkodër! Nga informacionet e para dyshohet për tre të vrarë.

Dy automjete në ecje kanë qëlluar me breshëri njëra-tjetrën, ku një mjet me targa kroate është qëlluar disa here, dhe më pas është përplasur me një mur.

Dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me një atentat të mirëfilltë me armë zjarri, i cili i ka marrë jetën dy personave, kurse dy të tjerë janë në gjendje kritike në spitalin e qytetit, me mjekët që po bëjnë të pamundurën t'i mbajnë në jetë.Një mjet tip Mercedes Benz ndodhet jashtë rruge, i bërë shoshë nga breshëria e plumbave që është derdhur mbi të, ndërsa në rrugë janë trupat e personave të pajetë të cilët janë mbuluar me çarçaf të bardhë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E gjithë zona e Dobraçit është rrethuar nga forca të shumta policie dhe gjithë zona ëhstë rrethuar me shirita skenë krimi.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit H. L. dhe A. B.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi H. L., dhe është plagosur rëndë shtetasi A. B.

Automjeti që udhëtonin shtetasit H.L dhe A.B, dyshohet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi B.B dhe bashkëshortja e tij shtetasja F.B, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja F.B dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi B.B

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

ME TE LEXUARAT