Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shihet mes protestuesve në kryeqytet

Politikë

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shihet mes protestuesve në kryeqytet

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato është parë duke ecur mes mijëra potestuesve që kanë zënë sheshin para Kryeministrisë për të shprehur zemërimin dhe indinjatën e tyre ndaj qeverisjes dhe politikës së vjetër.

Me sa duket Gonzato nuk ka qenë pjesëmarrës në protestë por e ka vëzhguar atë nga afër.

Kjo është protesta e gjashtë radhazi e qytetarëve në Tiranë, të cilat kanë nisur prej ditës së dielë.

Ndërkohë kjo protestë është përhapur edhe në qytete të tjera jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë vendit nga diaspora shqiptare. 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion