Kuksianët në mbështetje të protestës, në Tiranë vargje të veçanta dedikuar Ramës e Berishës

Politikë

Kuksianët në mbështetje të protestës, në

Tubim u mbajt këtë të premte edhe në Kukës ku një grup qytetarësh protestuan në shenjë solidaritetit për kërkesat e qytetarëve të ngritur me pretekst çështjen "Zvërneci".

Tubimi i kuksianëve u zhvillua pa incidente dhe u bë e qartë nga pjesëmarrësit se shqiptarët do të kenë mbështetje edhe për çështje të tjera të ngjashme


Sakaq në Tiranë, një i ri recitoi vargje që dukeshin spontane, dedikuar politikanëve shqiptarë; kryeministrit Rama ndërsa nuk kurseu as kreun e opozitës Sali Berisha.

 

“O Edi Rama a dëgjon?
O Sali Berisha a dëgjon?
Shihni si i keni mbledhur sot?
Ku do mbyteni o tradhëtarë?
Kemi për t’ju marrë zvarrë
Popullin siç e keni marrë
34 vite me rradhë.”

Ky moment u prit me entuziazëm nga të pranishmit, duke e kthyer tubimin në një shfaqje të hapur pakënaqësie ndaj klasës politike. Protesta në Kukës është pjesë e një vale më të gjerë reagimesh qytetare që po shoqërojnë debatin mbi projektin e Zvërnecit.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion