Aksident në aksin Vlorë-Fier/ Këmbësori po kalonte autostradën, përplaset nga automjeti dhe humb jetën

Aktualitet

Aksident në aksin Vlorë-Fier/ Këmbësori po kalonte

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në autostradën Vlorë–Fier, në afërsi të Novoselës, ku një person ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

Sipas të dhënave paraprake, viktima po tentonte të kalonte autostradën në momentin kur është goditur nga makina. Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore, që rezultuan fatale.

Personi ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa identiteti i tij ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

Menjëherë pas ngjarjes, në zonë kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të bërë identifikimin e viktimës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion