DETAJE nga shpërthimi i bombolës brenda biznesit në Tiranë, të plagosur pronari dhe punëtori

Aktualitet

DETAJE nga shpërthimi i bombolës brenda biznesit në Tiranë,

Policia ka dhënë detaj në lidhje me shpërthimin e një bombole gazi të ndodhur ditën e sotme në një kompleks banimi në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në “Rrugën e Kavajës” tek kompleksi “Delijorgji”, në një ambient aktualisht jofunksional Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, teksa të plagosur kanë mbetur dy persona, pronari i ambientit dhe punonjësi i tij. Të dy janë në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:20, në Rrugën e Kavajës, te kompleksi “Delijorgji”, në një ambient aktualisht jofunksional, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi. Si pasojë janë dëmtuar pronari i ambientit, shtetasi B. D., rreth 40 vjeç, dhe punonjësi i tij, shtetasi K. B., rreth 28 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion