Detaje nga pengmarrja në Gjirokastër, 34-vjeçarin e rrëmbejnë shokët, të gjithë përdorues

Aktualitet

Detaje nga pengmarrja në Gjirokastër, 34-vjeçarin e

Detaje të reja për operacionin e policisë në Gjirokastër që çoi në arrestimin e tre personave për pengmarrje.

Mësohet se 34-vjeçari J. Gj., i cili u mor peng për disa orë, u mbajt nën kërcënimin e armës në shtëpinë e 35-vjeçares së arrestuar Denisa Karagjozi.

J.Gj. njihej si përdorues dhe shpërndarës droge dhe autorët e pengmarrjes ishin pikërisht shokë të tij, të gjithë banorë të së njëjtës lagje.

Për disa orë 34-vjeçari është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht. Ende nuk dihen shkaqet e rrëmbimit, por dyshohet se ka të bëjë me aktivitetin kriminal që ushtronte 34-vjeçari.

Asnjë prej të ndaluarve nuk ka dhene ende asnjë detaj për policinë.

Policia ka arrestuar në kuadër të operacionit ‘Kalaja’, Myrteza Domin, 28 vjeç, Denisa Karagjozi, 35 vjeçe, Enea Taho, 33 vjeç, si dhe po hetohet në gjendje të lirë një 14-vjeçar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion