Nga djegia e mandateve te braktisja e zgjedhjeve lokale, Agron Shehaj liston gabimet e Bashës

Politikë

Nga djegia e mandateve te braktisja e zgjedhjeve lokale, Agron Shehaj liston

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka treguar se cilat janë sipas tij 3 gabimet që ka bërë Lulzim Basha, të cilat i kushtuan PD-së humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai tha se djegia e mandateve i lejoi Ramës ndryshimin e sistemit zgjedhor, ndërsa mos-hyrja në zgjedhjet lokale i ka kushtuar PD-së dhjetra mijëra vota në Shqipëri.

“Djegia e mandateve, i lejoi Ramës ndryshimin e sistemit. Mos-hyrja në zgjedhjet lokale na ka kushtuar me dhjetra mijëra vota në Shqipëri. Në fushatë, çështja kryesore duhej të ishte lufta kundër korrupsionit dhe jo me dhjetëra çështje duke i dhënë të gjithëve nga pak”, tha Shehaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion