Emri/ Benzi luksoz i këputi këmbën, kush është 23-vjeçarja që u aksidentua rëndë në Tiranë

Aktualitet

Emri/ Benzi luksoz i këputi këmbën, kush është

ABC ka siguruar emrin e vajzës së re e cila u aksidentua rëndë pasditen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko”. Ndryshe nga sa u raportua në fillim, vajza në fjalë mësohet se është 23-vjeçe dhe quhet Xhesina Gega.

Në timonin e makinës luksoze ishte Jehon Breçani, 19-vjeç. Ky i fundit është djali i Erzen Berçanit, ish-drejtuesit të Policisë së Shtetit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:15, ku makina luksoze nën drejtimin e 19-vjeçarit Jehon Breçani, dyshohet se për shkak të shpejtësisë doli nga rruga dhe përplasi vajzën 23-vjeçare dhe më pas u përplas me një pemë që ishte buzë rrugës.


Aksidenti ka qenë aq i fortë sa mësohet se gruaja e aksidentuar, identiteti i të cilës ende nuk është bërë i ditur, pësoi dëmtime të rënda në gjymtyrët e poshtme. Raportohet se ajo humbi njërën këmbë. 23-vjeçarja për disa minuta qëndroi në trotuar, ndërsa ndihmën e parë e mori nga kalimtarë të rastit të cilët edhe njoftuan ambulancën.

E reja u dërgua më vonë në spitalin e Traumës ku edhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa gjendja e saj vijon të jetë e rënduar. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion