Detaje/ Aksidenti i rëndë në Burrel, 6 të lënduar! Fëmija 8 vjeç niset për te Trauma

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur në Burrel pasditen e sotme. Dy automjete tip “Benz” u përplasën kokë më kokë në vendin e quajtur ish-Agjensia.
Kanë mbetur të plagosur nga aksidenti 6 persona, dy drejtuesit dhe 4 pasagjerë. Një prej të lënduarve rëndë është dhe një fëmijë 8 vjeç që është nisur në spitalin e Traumës.
"Mat / Informacion paraprak Rreth orës 19.10, në vendin e quajtur “Ish Agjensia”, në Burrel, shtetasi A.L., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin L.K., 36 vjeç.Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me to, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit", njofton policia.


