Denoncimi i 20-vjeçares: Më kanë hapur llogari false në Tik Tok!

Aktualitet

Denoncimi i 20-vjeçares: Më kanë hapur llogari false në

Një 20-vjeçare ka denoncuar në policinë e Gjirokastrës se i është hapur një llogari false në TikTok. Mësohet se e reja ka treguar se si persona të panjohur përdorin llogari në rrjetet sociale në emër të saj.

"Në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër është paraqitur një shtetase 20 vjeçe, e cila ka kallëzuar se në rrjetin social “Tik Tok” është hapur një llogari false me emrin e saj. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

ME TE LEXUARAT