Ky është shoferi i betonieres me të cilën u përplasën 4 të rinjtë në Fushë-Prezë!

Aktualitet

Ky është shoferi i betonieres me të cilën u

Personi që shihni në foto është Aleksandër Krrashi, 24-vjeçari i arrestuar për aksidentin e ndodhur mesnatën e djeshme në Fushë- Prezë, me pasojë humbjen e jetës së 4 të rinjve që udhëtonin me një mjet “Benz”.

Makina e tyre u përplas me betonieren që drejtonte 24-vjeçari Krrashi, teksa nga forca vetura shpërtheu në flakë. Krrashi u largua menjëherë pas ngjarjes nga vendi, duke lënë mjetin në rrugë. Shoferi i betonierës Krrashi u vu në pranga pas identifikimit, ndërsa zyrtarisht policia tha se i riu ishte pa patentë për drejtimin e një mjeti të tonazhit të rëndë.

Gjithashtu, blutë njoftojnë se janë arrestuar një i afërm i Krrashit i identifikuar me inicialet V. K. pasi dyshohet se ka larguar nga vendi i aksidentit 24-vjeçarin, si dhe menaxheri i firmës i së prodhimit të betonit, 34-vjeçari me inicialet D.K.. Ndërkohë është shpallur në kërkim administratori i kësaj kompanie, S. H., 27 vjeç.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion