Dënohet me burg ish-anëtari i bandës së Gaxhait

Aktualitet

Dënohet me burg ish-anëtari i bandës së Gaxhait

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë, Armando Sulejmani, ish anëtari i bandës së Gaxhait.

Mësohet se gjykata caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për 2 muaj për Armando Sulejmanin. 

Ky i fundit u arrestua dy ditë më parë në qytetin bregdetar teksa po lëvizte me një makinë me targa të vjedhura. 

Armando Sulejmani i njohur ndryshe me nofkën “Çipuri’, më 22 shkurt nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe tentoi të largohet me shpejtësi.

Pas verifikimeve rezultoi se targat e makinës Benz me të cilin po lëvizte Sulejmani i përkisinin një “Land Rover”, i vjedhur në nëntor të 2023 në Tiranë

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion