Qëlluan drejt policisë, dërgohet për gjykim dosja e trafikantëve algjerianë

Aktualitet

Qëlluan drejt policisë, dërgohet për gjykim dosja e

SPAK ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar në GJKKO, kërkesën për gjykim të disa shtetasve sirianë e algjerianë, anëtarë të dy grupeve kriminale të trafikut të emigrantëve, që në maj të vitit të kaluar qëlluan me armë zjarri drejt policisë në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Të akuzuarit

Të pandehurit janë

Sultan Lakdar Grimash, lindur në Algjeri alias Sadak Gramach (i arrestuar në Kosovë), hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”, në mungesë.

Ayoub Bahhoo, lindur dhe banues në Algjeri, hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”.

Muhammed Radawn alias Muhamed Radouw, me kombësi dhe shtetasi siriane, hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”.

Muhamed Shehab, me kombësi dhe shtetasi siriane, hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”,.

Rabi Lqadi alias Rabia El-Kadi, me kombësi siriane, i hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”.

Muhammed Nasir, me kombësi dhe shtetasi siriane, hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”.

Nagid Alabdalah alias Abu Gira, me kombësi dhe shtetasi siriane, i hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”.

Ata akuzohen për veprat penale “Vrasja e punonjësve të policisë”, e mbetur në tentativë, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, e kryer tre herë, në dëm të punonjësve të policisë A. Lushaj, J. Qenanaj dhe G. Cara, “Vrasje e punonjëve të policisë”, e mbetur në tentative, e kryer dy herë, në dëm të punonjësve të policisë G. Progni dhe A. Shehu, “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, në dëm të shtetasit B. Duraku, “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, e kryer në dëm të shtetasit I. Rexha, “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm për qëllime përfitime“, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Trafikimi i armëve dhe i municioneve”, e kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, kryer në formën e bashkëpunimit të vecantë, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion