Del FOTO/ Ja kush është Skerdi Sina që përplasi disa makina pas ndjekjes policore

Aktualitet

Del FOTO/ Ja kush është Skerdi Sina që përplasi disa makina

Indentifikohet shoferi i automjetit “Audi Q8” që u përplas ditën e djeshme me disa makina të tjera në zonën e ish-Bllokut në tentativë për t’iu larguar forcave “Shqiponja”. Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 16:30 teksa personat që po udhëtonin me mjetin “Audi” nuk iu bindën urdhrit të forcave “Shqiponja” për të ndaluar, por tentuan të arratiseshin nga “Myslym Shyri” drejt ish-Bllokut ndërsa u përplasën me disa automjete të parkuara.

Një ditë pas incidentit të regjistruar në zonën e ish-Bllokut ështe identifikuar shoferi i mjetit “Audi Q8” i cili u përplas me disa makina gjatë ndjekjes nga policia. Mësohet se drejtues ishte Joni Sadikaj i cili arriti të arratiset nga vendngjarja.

Në pranga u vendos dje pasagjeri Skerdi Sina. Gjatë largimit, Sina dhe Sadikaj kanë hedhur në tokë një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua dhe do të dërgohet për ekzaminime të mëtejshme.

Joni Sadikaj është i njohur nga policia pasi ishte në kërkim që nga janari për një ngjarje të ndodhur në Astir, ku një vajzë u mbajt e mbyllur në zonën e Astirit.

Policia vazhdon kërkimet për kapjen e tij. Pasagjeri Skerdi Sina ndodhet nën arrest dhe po merret në pyetje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion