Humbi jetën pasi po i vendoste eksploziv një makine por i shpërtheu, ja pamjet nga mjeti i dëmtuar

Aktualitet
Humbi jetën pasi po i vendoste eksploziv një makine por i

Policia e Elbasanit ka dalë me një njoftim të dytë lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin mëngjesin e sotëm, ku humbi jetën 25 vjeçari Kristi Balukja.

Policia ben me dije se shkak u bë një konflikt i vjetër, për motive të dobëta mes shënjestrës së atentatit, Renato Çepa me të ndjerin. 25-vjeçari humbi jetën aksidentalisht pasi i shpërtheu lënda eksplozive në dorë, ndërsa po e vendoste në automjetin "Volkswegen" të Çepas. Ai u tranpsortua menjëherë në spital, por për shkak të plagëve të marra në trup, nuk mundi dot të fitonte luftën për jetën. 

Një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga strukturat hetimore të DVP Elbasan dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe nga ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale në DPPSH, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën pët të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti.

Elbasan/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë mëngjesin e sotëm, ku si pasojë e shpërthimit të lëndës eksplozive, gjatë vënies së saj, në automjetin tip “Volksëagen” në pronësi të shtetasit R. Ç., në lagjen “Shënkoll”, ishte dëmtuar autori, i cili humbi jetën në spital, ju informojmë se pas verifikimeve të kryera, është identifikuar ky shtetas, konkretisht K. B., 25 vjeç, banues në Elbasan.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se 25-vjeçari, për shkak të një konflikti të vjetër, për motive të dobëta, mëngjesin e sotëm, ka vënë lëndë eksplozive në automjetin e shtetasit R. Ç. Lënda eksplozive ka shpërthyer gjatë vënies dhe si pasojë 25-vjeçari ka humbur jetën, në spital.

Një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga strukturat hetimore të DVP Elbasan dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe nga ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale në DPPSH, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën pët të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti.

ME TE LEXUARAT