“Më tradhtonte me shoqet, i blinte me lekë”, modelja shqiptare rrëfen ndarjen me dhunë nga ish i fejuari turk

Showbiz
“Më tradhtonte me shoqet, i blinte me lekë”, modelja


Modelja Xheneta Fetahu, sërish ka folur për tradhtinë e ish-të fejuarit të saj turk dhe ndarjen e dhimbshme me të. Gjatë një bisede me Gjestin, ajo ka treguar se ka qenë e dashuruar me një djalë turk për pesë vite.

Mirëpo, ndonëse lidhja e tyre ka nisur shumë mirë ajo ka përfunduar për shkak të tradhëtisë dhe toksicitetit.

Xheneta Fetahu tregoi se si ai e ka tradhuar jo vetëm një herë, por disa herë dhe me shoqet e saj “duke i blerë me lekë”.

“Nisi të më tradhtojë, të dalë me vajza të tjera. Të gjitha shoqet e mia i ka blerë me para. Kur jemi ndarë kemi pasur shumë probleme, ka shkuar situata deri në denoncime. E ka pasur të ndaluar me ligj të më afrohet dhe të më kontaktojë mua, edhe ai edhe familja e tij”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo ka theksuar se raportin me babain e ish të fejuarit e kishte shumë të mirë, por jo njësoj me nënën dhe motrën e tij pasi sipas modeles ato e xhelozonin.

“Në fillim ka qenë shumë i mirë. Është sjell shumë mirë me mua, edhe babai i vet. Përveç nënës dhe motrës që nuk më donin mua. Ato nuk më kanë dashur, nuk janë shqiptare. Ato xhelozonin” - tha ajo.

ME TE LEXUARAT