COVID-19, nis vaksinimi i operatorëve turistikë në Durrës e Gjirokastër
Lajmifundit
/
17 Prill 2021, 13:08
Aktualitet

Ka nisur këtë të shtunë vaksinimi i operatorëve turistikë në Durrës dhe Gjirokastër kundër koronavirusit. Vetëm ditën e sotme, në Durrës janë regjistruar 450 persona nga personeli i hoteleve dhe restoranteve, të cilët do të marrin vaksinën kineze Sionac.
Procesin e ndoqi edhe kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga ministrja e shëndetësisë Manistirliu. Ndërkohë, ditën e nesërme pritet të fillojë vaksinimi i operatorëve turistikë edhe në Kukës, ndërsa të hënën në Krujë.

