Rama me të rinjtë në Durrës, falënderon 'patronazhistët': Punojnë vullnetarisht, jemi parti e mirëorganizuar

Politikë

Rama me të rinjtë në Durrës, falënderon

Nga Durrësi, ku është ndalur sot në një takim me të rinj, Kryeministri Edi Rama ka prekur në fjalën e tij çështjen që është bërë 'virale', atë të patronazhistëve.

Rama i falënderoi publikisht të gjithë ata që kontribuojnë, pasi sipas tij PS është një rrjet i organizuar.

“Sot ata që nuk e dinë se çfarë pune, çfarë angazhimi të padukshëm ka brenda PS, kanë zbuluar fjalën patronazhist, dhe e sjellin vërdallë e vërdallë, duke e deformuar kuptimin e saj. Për faktin se ata nuk e dinë se PS, është një familje ku të angazhuarit brenda familjes punojnë. Punojnë vullnetarisht, pas pune, pas shkolle, punojnë duke marrë nga koha e tyre e lirë për të mbuluar territorin shpirtëror të këtij vendi. Për të pasur komunikim të drejtpërdrejtë me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Sepse beteja e përditshme e PS është beteja për të fituar mendjet dhe zemrat e njerëzve", tha Rama.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion