“Cilësi e dobët e rekurseve”, kreu i Gjykatës së Lartë bën bilancin për 2025-ën

Aktualitet

“Cilësi e dobët e rekurseve”, kreu i Gjykatës së

29 dhjetor 2025 – Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka bërë sot bilancin për vitin 2025 të institucionit që ai drejton.

Sipas tij, tre kanë qenë prioritetet kryesore të Gjykatës:

-Menaxhimi i backlogut (numrit i çështjeve që janë duke pritur për t’u shqyrtuar ose për t’u vendosur) në mënyrë të përgjegjshme

-Konsolidimi i praktikës gjyqësore

-Forcimi i legjitimetit institucional dhe transparencës

Në vitin 2025, Gjykata e Lartë ka dhënë 6 876 vendime, prej të cilave 2 506 nga Kolegji Administrativ, 2 395 nga Kolegji Civil, dhe 1 975 nga Kolegji Penal. Për 5 vitet e fundit janë dhënë 39 269 vendime, duke ulur backlogun me 61%, nga 36 150 në 14 081 çështje.

“Deri në vitin 2028, parashikohet të dalin 670 gjyqtarë të rinj”, theksoi ai, duke bërë me dije se përgjatë këtij viti që po lëmë pas, çdo gjykatës ka marrë mesatarisht 429 vendime.

Sadushi veçoi cilësinë e dobët të rekurseve, si një mangësi në gjyqësor /klan

ME TE LEXUARAT