U tha se shpërtheu boksi elektrik por ishte tritol në hyrjen e një pallati në Shkodër, ndërron jetë një person

Aktualitet

U tha se shpërtheu boksi elektrik por ishte tritol në hyrjen e

Një person, ende i paidentifikuar, ka ndërruar jetë paraditen e kësaj të hëne si pasojë e një shpërthimi me tritol në hyrjen e një pallati në Perash të Shkodrës.

Menjëherë është dërguar në spitalin e Shkodrës, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Fillimisht është menduar se ka shpërthyer kutia elektrike e sahateve por më pas ka rezultuar se ka qenë lëndë plasëse.

Policia, e cila ndodhet në vendngjarje ka nisur hetimet, ndërsa punonjësit e OSHEE kanë konfirmuar se shpërthimi nuk ka ardhur nga boksi elektrik.

Personi i plagosur nga shpërthimi u dërgua menjëherë në spitalin e Shkodrës, por duket se gjithçka ka rezultuar pa sukses, pasi ai kishte ndërruar jetë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion