Burri vrau gruan, djali e hodhi babanë nga shkallët, pamjet nga shtëpia e krimit të rëndë në Konispol

Aktualitet

Burri vrau gruan, djali e hodhi babanë nga shkallët, pamjet nga

Një krim i dyfishtë në familje tronditi vendin këtë mëngjes.

Huso Islami 69 vjeç vrau me sëpatë bashkëshorten e tij, Shano Islami, 66 vjeçe rreth orës 07:00 të mëngjesit, në fshatin Shalës të Konispolit, gjatë një sherri në banesë.

Pas aktit të rëndë, ai dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, Klement Islami, rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë nga shkallët e banesës.

Si pasojë e dëmtimeve 69-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Sipas policisë, është arrestuar djali i familjes Klement Islami, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

Burri vrau gruan, djali e hodhi babanë nga shkallët, pamjet nga

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion