EMRAT/ Aksidenti me vdekje në Lezhë! Një nga viktimat ishte efektiv policie, mes të lënduarve fëmija (DETAJET)

Aktualitet

EMRAT/ Aksidenti me vdekje në Lezhë! Një nga viktimat ishte

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Shkodër, afër fshatit Gocaj. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, si pasojë e të cilit dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një grua dhe një fëmijë që udhëtonin me mjetin tjetër kanë mbetur të plagosur.

Sipas burimeve, viktimat janë identifikuar si Elona Florini dhe Petrit Florini, një çift bashkëshortësh nga Puka. Petrit Florini, i cili ishte efektiv policie, ka ndërruar jetë në vendngjarje bashkë me gruan e tij.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të nxjerrë trupat e pajetë nga automjetet dhe kanë transportuar të plagosurit në spital.

Njoftimi i policisë:
Lezhë / Informacion paraprak/ Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Lezhë–Mabë”, në vendin e quajtur Gocaj, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete: automjeti me drejtues shtetasin F. L. dhe automjeti me drejtues shtetasin P. F.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasi P. F., rreth 53 vjeç, si dhe pasagjerja në këtë mjet, shtetasja E. F., rreth 45 vjeç, bashkëshortë.
Gjithashtu, janë dëmtuar 3 pasagjerë që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin F. L., konkretisht bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

 

 

ME TE LEXUARAT