Aksident te Rruga e Kombit, përmbyset autobusi, raportohet për disa makina të përplasura

Aktualitet

Aksident te Rruga e Kombit, përmbyset autobusi, raportohet për disa

Një aksident ka ndodhur në rrugët e Qarkut të Lezhës, ku një autobus ka dalë nga rruga në segmentin e Rrugës së Kombit.

Sipas informacioneve të para, nga aksidenti dyshohet të ketë disa të plagosur. Autoritetet po hetojnë shkakun e ngjarjes, ndërsa për momentin dyshohet se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga ngricat dhe akulli në rrugë.

Forcat e rendit dhe ekipet e emergjencës ndodhen në vendin e ngjarjes për të siguruar pasagjerët dhe për të vlerësuar situatën.

Në mëngjesin e sotëm, një tjetër aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin “Lezhë–Mabë” i cili ka marrë jetën e një çifti bashkëshortësh nga Puka.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion