Burri e mbajti në izolim, dëshmon gruaja: Prej 1 vit e gjysmë jetoj si në burg! S’e kallëzova se e dua

Aktualitet

Burri e mbajti në izolim, dëshmon gruaja: Prej 1 vit e gjysmë

Shtëpia ku jetonte Jetnor Zh., dy fëmijët e mitur, bashkëshortja dhe nëna e tij,ishte izoluar nga bota e jashtme, se sa një ambienti të ngrohtë familjarë.

Report Tv citon se 35-vjeçari, i cili prej më shumë se një viti kishte kthyer në ferr jetën e njerëzve të tij më të afërt në katin e tretë të një apartamenti në Selitë të Vjetër. Policia u vu në lëvizje ditën e enjte, datë 25 janar, pas një telefonate sinjalizuese në sallën operative.

Kur policia mbërriti në banesë, gjeti derën të mbyllur dhe nga përtej u përgjigj nëna e tij 66-vjeçare, duke rrëfyer se djali i saj Jetnori i kishte mbyllur me çelës. Pasi blutë i çliruan nga “burgu” i kryefamiljarit, kanë marrë dëshmitë e të gjithë anëtarëve të familjes. Në prezencë të psikologes, bashkëshortja e Jetnorit ka rrëfyer dramën që ka jetuar prej një viti e gjysmë. Denoncimin nuk e bëri asnjëherë pasi e donte Jetnorin.

‘Prej një viti e gjysmë jetoj si në burg, dhunohem nga bashkëshorti, por nuk e kam kallëzuar për shkak se e dua Jetnorin. Kam një vit e gjysmë që jetoj në banesë me kamera, pa dritë, nuk dal vetëm, nuk kam telefon dhe më mban të izoluar në banesë.

Sot në mëngjes kur ka dal Jetnori nga shtëpia rreth orës 08:30 për të çuar në kopsht djalin na ka mbyllur me çelës mua, vjehrrën dhe vajzën e mitur 9-vjeçare. Nuk kemi çelësa shtëpie dhe kur ka ardhur policia na ka gjetur të mbyllur në banesë. Këtë gjë bashkëshorti e bënë gjithmonë, nëse nuk është aty, nuk kam asnjë komunikim me botën e jashtme.’- mesohet se eshte shprehur gruaja e Jetnor Zh.

E reja ka treguar se Jetnori e ka dhunuar edhe fizikisht, për herë të fundit 2 ditë para se policia të ndërhynte në banesë dhe të zbulonte tmerrin ku jetonin 4 persona, kamera, fikse valësh, sensor dhe përgjues.

‘Para dy ditësh më ka goditur me shkelm dhe shpatull pasi më akuzon se flas me muret. Nuk kam asnjë dokument identifikimi pasi bashkëshorti mi ka marr. Ka kamera, ka bllokues valësh, alarm, ka kamera të lëvizshme dhe mi vendos te komodina e dhomës kur fle gjumë, jam e monitoruar, e kontrolluar në çdo moment.

Banesa në korridor ka kamera të vendosur, kurse pjesa tjetër është me kamera të lëvizshme. Ka blerë dhe aparat që gjurmon valët.’- ka treguar ajo.

Bashkëshortja e Jetnor Zh. tregon luftën që ka bërë për ta kuruar, por edhe përçmimin që ka për djalin e vogël 3 vjeç.

‘Nuk merr asnjë medikament, pasi nuk ka pranuar asnjëherë që ka probleme shëndetësore. Nuk ka qenë i dënuar. Me vajzën sillet mirë ndërsa me djalin e moshës 3-vjeçare nuk e afron e shikon si të racës sime, e urren, e shikon në një mënyrë me përçmim.

Jam dhunuar prej 1 viti e gjysmë dhe nuk mund ta duroj dot se po i bën dhe fëmijëve probleme të mëdha.’- ka deklaruar gruaja e Jetnor Zh.
Nëna e Jetnor Zh., 66 vjeçe, rrëfen para hetuesve betejën për të kuruar djalin, pasi mendon se ka probleme të shëndetit mendor.

‘Prej 1 viti e pak Jetnori ka filluar me probleme shqetësuese emocionale, dhe mendore mund ta themi, ka shqetësime sikur dëgjon zhurma në mure të banesës, përgjime. Për këtë shkak kemi bërë kontrolle dhe me specialistë dhe nga kontrolli nuk ka dal ndonjë gjë. Jetnori ka probleme të karakterit emocional, të cilat mund të shkojnë dhe mendore. Jetnori ka probleme pasi nuk ka zhurma në banesë, janë sajesa të tijat, ia thotë mendja.’- tha gruaja e Jetnor Zh.

66-vjeçarja tregon për xhelozinë e sëmurë që e ka kapluar djalin e tij, si pasojë e së cilës bashkëshortes i ka bllokuar çdo komunikim.

'Jetnori ka ankesa ndaj bashkëshortes, është xheloz, i ka marr dhe telefonin. Ajo është grua shembullore por Jetnorit ia bënë sëmundja që ka. Gruaja e tij ka një vit që nuk ka shoqëri, nuk ka as telefon jo më të dal, nuk e lë Jetnori të dal, e bën çdo lëvizje të kontrolluar.

Fik dritat, lë shtëpinë pa drita dhe rri shtëpia pa drita.'- tha ajo.
Jetnor Zh. pritet të dalë para Gjykatës së Tiranës të hënën në orën 09:30 për t’u mësuar me masën e sigurisë. Report Tv mëson se prokuroria ka kërkuar “arrest në burg” deri në dalje të ekspertizës mjeko-ligjore të gjendjes së tij mendore.

ME TE LEXUARAT