Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku paraqitet në Prokurorinë e Posaçme! Ja akuzat e reja që pritet t'i komunikohen

Aktualitet

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku paraqitet në Prokurorinë e

Ish-zv kryeministrja Belinda Balluku është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsioni. Ish-ministrja Balluku u thirr në SPAK për t’iu komunikuar shtyrja e hetimeve, por edhe akuzat e reja për tre lotet e tjera të Unazës së Madhe.

Ish numri dy i qeverise ishte marrë e pandehur vetëm për dosjen e Tunelit të Llogarasë dhe Lotin 4 të Unazës së Madhe.

Ndërkohë, GJKKO ka vendosur zgjatjen e afatit të hetimeve edhe me tre muaj.

Gjatë paradites qytetarë dhe aktiviste u mblodhën para SPAK duke hedhur parulla kundër Belinda Ballukut.

Kujtojmë që një ditë më parë, kreu i SPAK, Klodian Braho u tha gazetarëve se çështja e Belinda Ballukut është me prioritet dhe se hetimet ndaj saj vijojnë.

Për Ballukun vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash, lidhur me dy tenderë me vlerë mbi 1 mln euro në kohën kur Balluku ishte drejtoreshë e Përgjithshme e “Albcontrol”.

SPAK thotë se tenderat iu dhanë në shkelje një kompanie ndërtimi, dhe Balluku mori ryshfet një vilë në Dhërmi me vlerë 145 mijë euro, e cila është sekuestruar me vendim të djeshëm të GJKKO.

ME TE LEXUARAT