Artur Shehu në kërkim nga SPAK, avokati : Sekuestrimi i 110 mln eurove, anomali juridike! Nëse do kishte falsifikim do ishte sekuestruar prona

Aktualitet

Artur Shehu në kërkim nga SPAK, avokati : Sekuestrimi i 110 mln

Avokati Kujtim Cakrani ka reaguar lidhur me hetimet ndaj Artur Shehut, duke e cilësuar të pajustifikuar sekuestrimin e llogarisë bankare, ndërsa toka në Zvërnec që është edhe objekt i çështjes nuk është vënë nën sekuestro.

Sipas Cakranit, prona në fjalë nuk i përket familjes Shehu, por dy vëllezërve arabë që jetojnë në Katar, që siç tha Cakrani tashmë ata janë pajisur me certifikatë pronësie.

Ai argumentoi se, nëse do të ekzistonin dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë, masa e parë që duhej të merrej do të ishte sekuestrimi i vetë pronës.

“Ajo tokë nuk është e familjes Shehu, por është e dy vëllezërve arabë që jetojnë në Katar. Çuditërisht Prokuroria sekuestron vetëm llogarinë bankara të zotit Shehu, është 110 mln euro. Kjo është një anomali juridike, sepse nëse do kishte falsifikim dokumentesh pronësie, gjëja e parë që do të bëhej do të bëhej sekuestrimi i tokës.

Zoti Shehu gjendet përballë një padrejtësie që ka shitur një tokë. Nëse toka do të ishte e falsifikuar përse nuk është sekuestruar?! Prona është e familjes Shehu dhe të gjitha të ardhurat e fituara nga shitja e kësaj prone janë të ligjshme”, tha Cakrani.

Kujtojmë që Artur Sheshu është në kërkim nga SPAK. Ai ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej vitesh ku dhe ka fituar azil politik.

Ndaj tij është lëshuar masë sigurie, por nuk ekzekutuar. Ai dyshohet se ka pastruar paratë e ardhura nga aktiviteti i trafikut të drogës, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

ME TE LEXUARAT