Theu “Arrestin në shtëpi” dhe vodhi një makinë, arrestohet 43-vjeçari në Fier

Aktualitet

Theu “Arrestin në shtëpi” dhe vodhi një makinë,

Thyen “Arrestin në shtëpi” dhe vodhi automjetin, arrestohet 43-vjeçari në Fier

Një 43-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit pasi dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka vjedhur një automjet të parkuar në lagjen “Konferenca e Pezës”.

Në kuadër të operacionit të koduar “Itinerari”, i finalizuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me Policinë e Sarandës, u arrestua shtetasi O. B., 43 vjeç, banues në Fier. Ai dyshohet se më datë 27.07.2026 ka vjedhur automjetin e shtetasit A. Xh., 25 vjeç.

Sipas hetimeve, 43-vjeçari e ka kryer vjedhjen pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Fierit për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjatë vijimit të hetimeve, policia ka sekuestruar automjetin e vjedhur, i cili u gjet i fshehur në banesën e një 46-vjeçari në Sarandë. Ky i fundit dyshohet se ka ndihmuar autorin duke e strehuar bashkë me automjetin e vjedhur.

Policia ka shpallur në kërkim shtetasin I. D., 46 vjeç, i cili rezulton gjithashtu me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vjedhje”. Vijojnë punimet për kapjen e tij, pasi dyshohet se ka përkrahur autorin e dyshuar, duke e mbajtur në banesën e tij, bashkë me automjetin e vjedhur.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT