Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 16 vatra zjarri janë aktive nga veriu në jug

Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 16 vatra zjarri janë aktive nga

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se në të gjithë vendit janë aktive 16 vatra zjarri. Sipas raportit zyrtar, në Vlorë vijon puna për shuarjen e zjarrit në Karaburun. Në terren janë 319 forca të FA, 31 mjete, 4 ambulanca, 21 zjarrëfikës dhe 3 helikopterë. Aktive vijon edhe vatra në fshatin Delisuf. Vijon puna për shuarjen e flakëve.

Në fshatin Cukal të Shkofrës, vatra aktive është izoluar më së shumti, duke lënë pas disa vatra të vogla. Në terren vijon puna e zjarrëfikëses, në mënyrë që ta shuajë plotësisht. Vatra e zjarrit në Fushë Arrëzës vazhdon të jetë aktive. Një helikopter i është bashkuar zjarrëfikësve. Ndërkohë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme u raportua një vatër zjarri në lagjen Tepe në Shkodër, ku në terren janë 2 2 mjete të MZSH Shkodër dhe 6 forca të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Në fshatin Lukan të Dibrës vijon të jetë aktiv një vatër zjarri, që për pasojë ka përparuar në një pjesë shkëmbore më pak të pyllëzuar. Në terren janë forcat e zjarrëfikëses. Ndërkohë që në Qafë Murrë, Njësia Administrative Selishtë, bashkia Dibër, vijon zjarri në sipërfaqe me pisha dhe shkurre.

Vijon aktiv zjarri në Njësinë Adminitrative Antigone, përkatësisht në fshatrat Lengo, Asim Zeneli, Krinë. Gjithshtu edhe në Lunxhëri vijojnë të jenë aktive vatrat, si fshatrat Qesorat, Dhoksat, Tranoshisht dhe Saraqinisht. Mësohet se në këto zona dhe në Parkun Arkeologjik të Antigonesë është punuar gjatë gjithë ditës edhe me një helicopter për shuarjen e flakëve.

Vatra zjarri aktive ka në fshatin Gadurovë, Njësia Administrative Selishtë, në Mallakastër. Në terren kanë zbritur forcat zjarrfikëse, të bashkisë, të Policisë Bashkiake dhe forca vullnetare.

Vatra aktive zjarri raprtohen edhe në fshatin Cerujë, Elbasan, ku janë përfshirë nga flakët një sipërfaqe me shkurre.

ME TE LEXUARAT