Zjarr masiv në landfillin e Fushë-Krujës, tymi i dendur përhapet drejt Kamzës e Mamurrasit

Aktualitet

Zjarr masiv në landfillin e Fushë-Krujës, tymi i dendur

Vendgrumbullimi i mbetjeve në Fushë-Krujë është përfshirë nga flakët, ndërsa dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.

Flakët janë përhapur në të gjithë sipërfaqen e vendgrumbullimit, duke shkaktuar një re të madhe tymi, e cila, në varësi të drejtimit të erës, është përhapur edhe drejt Kamzës dhe Mamurrasit.

Ky është rasti i disa-të brenda harkut kohor të dy muajve që vendgrumbullimit i vihet flaka. Nuk raportohet rrezik për banesat apo zonat e banuara pranë tij.

Në vendngjarje ndodhet reparti zjarrfikës, ndërsa një fadromë po punon për mbulimin e mbetjeve me dhe, pasi sipas raportimeve, kjo është mënyra për të vënë nën kontroll flakët, pasi ndërhyrja vetëm me mjete zjarrfikëse është e pamjaftueshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion