Bllokohen 700 pasagjerë dhe 180 mjete/ Çfarë po ndodh? Kaos në Portin e Vlorës

Mungesa e energjisë elektrike ka shkaktuar kaos në Portin e Vlorës, duke penguar procesin e imbarkimit të qindra pasagjerëve dhe automjeteve.
Sipas informacioneve paraprake, rreth 700 pasagjerë dhe 180 automjete janë përballur me vonesa në procesin e imbarkimit, duke krijuar radhë të gjata dhe një situatë të rënduar në ambientet e portit.
Shkak i ndërprerjes së energjisë dyshohet të jetë një defekt i krijuar gjatë punimeve që po kryhen nga ujësjellësi në zonën pranë portit.
Ndërprerja e energjisë ka vështirësuar ndjeshëm operacionet portuale, ndërsa pasagjerët dhe drejtuesit e automjeteve janë detyruar të presin deri në rikthimin e energjisë dhe vijimin normal të procesit të imbarkimit.
Pritet që situata të normalizohet pas ndërhyrjes për riparimin e defektit.


