Bllokimi i Librazhd–Qafë Thanë, dhjetëra fshatra të izoluara, banorët e kalojnë rrugën në këmbë

Aktualitet

Bllokimi i Librazhd–Qafë Thanë, dhjetëra fshatra të

Bllokimi i aksit Librazhd–Qafë Thanë ka shkaktuar kaos në qarkullim dhe ka izoluar dhjetëra fshatra përreth, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e automjeteve dhe të banorëve drejt shërbimeve bazë.

Rrëshqitja masive e dheut ka izoluar plotësisht zonën, duke e bërë të pamundur kalimin jo vetëm për mjetet e transportit të rëndë dhe automjetet private, por edhe për autoambulancat dhe zjarrfikëset.

Situata ka krijuar vështirësi të mëdha për banorët, shumë prej të cilëve janë detyruar të kalojnë zonën e rrezikshme në këmbë.

Banorë të zonës – mes tyre fëmijë nën dy vjeç dhe të moshuar – kanë ecur rreth 2 kilometra në temperatura të ulëta për të kaluar në anën tjetër të aksit, ku i kanë pritur të afërmit me automjete.

Ndërkohë, deri më tani, aksi vijon të jetë i paralizuar dhe ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi afatin e hapjes së tij

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion