Qarkullonte i armatosur me armë zjarri/ Arrestohet 41-vjeçari në Fier, në pranga edhe një 21-vjeçar

Aktualitet

Qarkullonte i armatosur me armë zjarri/ Arrestohet 41-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier finalizuan operacionin e koduar “Guns”, duke arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje dhe moskallëzim krimi.

Gjatë operacionit u sekuestruan një pistoletë, një armë sportive, automjeti i përdorur nga të arrestuarit dhe dy celularë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprat penale përkatëse.

Njoftimi i policise

Fier / Finalizohet operacioni policor i koduar “Guns”, për goditjen e armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.
Në pranga edhe një 21-vjeçar, pasagjer në automjet, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Sekuestrohen arma e zjarrit tip pistoletë, një armë sportive, automjeti me të cilin udhëtonin të arrestuarit, dhe 2 celularë.

Në vijim të punës për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe identifikimin e personave që qarkullojnë të armatosur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Guns”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit J. B., 41 vjeç, dhe A. Ll., 21 vjeç, të dy banues në Fier.

Gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte shtetasi J. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip pistoletë, me 5 fishekë në krehër.

Më pas, gjatë kontrollit të një servisi në pronësi të shtetasit J. B., u gjet dhe u sekuestrua një armë sportive tip pushkë ajrore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, në ngarkim të shtetasit J. B., si dhe “Moskallëzim i krimit”, në ngarkim të shtetasit A. Ll.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion