Blindohet Nikla, dhjetra policë dalin në terren, ja për çfarë dyshohet

Aktualitet

Blindohet Nikla, dhjetra policë dalin në terren, ja për

Një aksion policor është duke u zhvilluar mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Niklës, dhe fshatrat e tjerë përrreth Krujës.

Burime bëjnë me dije se 6 makina policie e dhjetëra policë të ardhur nga Durrësi në bashkëpunim edhe me Komisariatin e Krujës, po vijojnë kontrollet në zonën e Niklës dhe zonat përreth Krujës.

Sipas informacioneve jo zyrtare janë akoma edhe 40 deri në 50 vatra të mbjella me bimë narkotike në ketë zonë. Vetëm pak ditë më parë në këtë zonë u arrestuan 16 persona të cilët u kapën me bimë narkotike.

Pak ditë më parë, aksioni anti-kanabis është zhvilluar në Lezhë, ku u asgjësuan 4 mijë rrënjë kanabis por që nuk pati të arrestuar. Po ashtu para disa ditësh një tjetër megaoperacion u zhvillua në Krujë dhe Fushë-Krujë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion