Bie nga lartësia teksa po rregullonte shkarkimet e ujërave të çatisë, përfundon në spital 37-vjeçari

Aktualitet

Bie nga lartësia teksa po rregullonte shkarkimet e ujërave të

Policia e Tiranës njoftoi mëngjesin e sotëm se një 37-vjeçar nga fshati Dritas në Tiranë ka përfunduar në spital, pasi ra nga lartësia. Mësohet se shtetasi A.B, po rregullonte shkarkimet e ujërave të çatisë në momentin ku ra. Gjendja e tij është e qëndrueshme, jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 12.06.2021, në fshatin Dritas, duke rregulluar shkarkimet e ujërave të çatisë, aksidetalisht ka rënë nga lartësia shtetasi A. B., 37 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion