“Besmirin e nxorra unë në pritë", i penduari dorëzohet para SPAK: Talo Çela e qëlloi për 3 minuta

Aktualitet

“Besmirin e nxorra unë në pritë", i penduari

“Besmir Haxhinë e nxora unë në pritë. I telefonova dhe i thashë hajde të të jap lekët e borxhit. E lamë të shiheshim te tregu i makinave. Kur pashë makinën e tij e parakalova. Atë moment Talo Çela dhe Nuredin Dumani, qëlluan me breshëri. Sulmi zgjati 3 minuta.

Ne nuk e dinim që në makinë me të ishte edhe vëllai tjetër Viktori. Për vrasjen e Dorian Shkozës, dua të them se Talon e informoja unë për lëvizjet e tij. Vrasjen e Dorianit mendoj e ka bërë Besmir Haxhia dhe Talo, nisur nga karakteristikat trupore. Shofer s’e di kush ka qenë”.

Sipas kësaj dëshmie të të penduarit Klevis Alla, SPAK përfundoi hetimet dhe ngriti akuza për të shumëkërkuarit Talo Çela dhe Nuredin Dumani si dhe Altin Ndocit, të marrë të pandehur për vrasjen e dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia në prill të 2020-ës si dhe të Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë në mars të të njëjtit vit, raporton News 24.

Mbi ta rëndojnë akuzat e vrasjes në rrethana cilësuese, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, dhe armëmbajtje pa leje.

ME TE LEXUARAT