Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajrami, Begaj dhe Rama i urojnë: Qofshi në mbrojtjen e Zotit!

Aktualitet

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajrami, Begaj dhe Rama

Presidenti i vendit dhe kryeministri në këtë ditë të veçantë feste kanë uruar të gjithë besimtarët myslimanë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti Begaj shkruan se në këtë ditë në të cilët besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit, është festa e ngadhënjimit të sakrificës së sinqertë.

Ai u përcjell besimtarëve myslimanë dhe të gjithë shqiptarëve urimet për më shumë mirësi dhe gëzime në familjet e tyre.

“Kurban Bajrami është dëshmi e pashtershme sesi sakrifica, durimi dhe dashuria i japin njerëzve paqen e tyre të brendshme dhe mposhtin egoizmin, urrejtjen dhe pangopësinë.

Uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për më shumë mirësi dhe gëzime në familjet e tyre! Gëzuar Kurban Bajramin dhe qofshi në mbrojtjen e Zotit”, shkruan Begaj.

Ndërkohë, që edhe kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar besimtarët për festën e Kurban Bajramit.

“GËZUAR KURBAN BAJRAMIN”, shkruan Rama.

Mijëra besimtarë u mblodhën mëngjesin e së premtes në orën 06:15 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të falur namazin e Kurban Bajramit.

Festa e Kurban Bajramit është një nga dy festat më të rëndësishme për myslimanët dhe simbolizon sakrificën e njeriut në emër të Zotit si dhe ndihmën ndaj personave që nuk kanë mundësi.

Sot, Kurban Bajrami! Mijëra besimtarë falin namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

 

 

ME TE LEXUARAT