Berisha uron Shën Valentinin: Dashuria është e pashtershme, ajo është forca e shpirtit

Aktualitet

Berisha uron Shën Valentinin: Dashuria është e pashtershme, ajo

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon këtë të enjte një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale.

Në nisje të bisedës online, Berisha uroi shqiptarët në ditën e Shën Valentinin, ku theksoi se dashuria është e pashtershme, ajo është forca e shpirtit, tha Berisha.

URIMI I BERISHËS

Mirëdita, dhe nga zemra u uroj të gjithëve ju që ndiqni këtë bisedë në rrjetet e mia sociale, dhe të gjithë shqiptarëve, gëzuar Shën Valentinin, ditën e fuqisë magjike, ditën e dashurisë, fuqisë magjike të shpirtit, të mendjes dhe trupit të njeriut.

Ditën e forcës së përjetshme, më të fuqishme, më transformuese të individit.

Uroj të gjithë të rinjtë në veçanti, por edhe të gjithë shqiptarët këtë ditë pasi dashuria është e pashtershme, është forca e shpirtit. Gëzuar!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion