Bëri kërdinë me vjedhje, arrestohet “skifteri” shqiptar në Greqi

Aktualitet

Bëri kërdinë me vjedhje, arrestohet “skifteri”

Një shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi akuozohet se ka kryer shtatë vjedhje.

Bëhet fjalë për një 29-vjeçar. Por 29-vjeçari nuk ka vepruar i vetëm. Ai kishte edhe një bashkëpunëtor, gjithashtu me orgjinë shqiptare, i cili është shpallur në kërkim nga policia greke.

Sipas njoftimeve të policisë dy shqiptarët janë autorë të vjedhjeve në 7 banesa në Syvota dhe Perdhika të Thesprotisë në periudhën 27 deri më 31 mars.

Ata kanë arritur që të vjedhin 2255 euro, 3 ora me vlerë 900 euro, 3 celularë me vlerë 1900 euro, bizhuteri me vlerë 70 euro dhe rroba.

I arrestuari rezulton se ndodhej shtetin grek pa dokumente rregullta dhe nga kontrollet e bëra i janë gjetur 480 euro, 3 prozhektorë, një palë doreza, orë dore, celular, bizhuteri, ushqime dhe rroba.

ME TE LEXUARAT