Protestuesit marshojnë nëpër Tiranë, bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi

Aktualitet

Protestuesit marshojnë nëpër Tiranë, bëjnë thirrje

Pasi mbyllën fjalimet në ditën e 80-të të protestës kundër qeverisë, qytetarët kanë nisur marshimin e përnatshëm nëpër rrugët e kryeqytetit.

Protestuesit marshojnë nëpër Tiranë, bëjnë thirrje

Protestuesit përsërisin dhe brohorasin thirrjet që i kanë shoqëruar përgjatë këtyre javëve, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, por po ashtu edhe arrestimin e tij dhe vënien përpara organeve të drejtësisë.

“Ju erdhi fundi”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Arrestoni Ramën, arrestoni Belindën”, janë thirrjet që kanë kthyer në ‘refren’ qytetarët.

 

ME TE LEXUARAT